Avioni i Alex Telles shfaq probleme dhe detyrohet të kthehet në Porto
Manchester United u shokua ditën e djeshme në shtëpi nga Tottenham, ku miqtë nga Londra fituan me rezultatin 1-6. Përpos disfatës në “Old Trafford”, drejtuesit e United kanë vazhduar merkaton dhe kanë arritur akordin me Porton për shërbimet e mbrojtësit, Alex Telles.
Italo-braziliani i ka kushtuar “Djajve të Kuq” plot 15 milionë euro dhe ditën e djeshme ai u nis drejt Manchesterit për të kaluar testet mjekësore dhe për të firmosur kontratën e re. Jo gjithçka ka shkuar mirë, pasi fluturimi i Telles pati probleme.
Avioni privat që po udhëtonte 27-vjeçari shfaqi një defekt teknik dhe u detyrua të kthehej në qytetin e Portos, vendi nga të cilin u nis. Megjithëatë sot pritet që Alex të mbërrijë në Manchester për të kompletuar kalimin e tij në radhët e United.























