12:58 / 08.10.2020
Ky është programi i nesërm në Mirëmëngjesi Kosovë
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Zyrafete Shala - kryetare e klubit letrar “De Rada”, flet për Panairin e LIBRIT në Ferizaj.
Kurse Dëfrim Gashi - drejtor i Inspektimit të Arsimit, MASHT, flet për zbatimin e rregullave kundër covid-19 në institucionet shkollore.
Fazli Gajraku- drejtor i BKK-së, flet për rihapjen e Bibliotekës për lexuesit
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























