Nisma kërkon reagim ndërkombëtar rreth deklaratave të Daçiqit
BKT
Lajme

Nisma kërkon reagim ndërkombëtar rreth deklaratave të Daçiqit

Nisma Socialdemokrate ka kërkuar reagim ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka ka kërkuar nga serbët “që të mos tregojnë se ku gjenden varrezat masive të shqiptarëve” përbën kërcënim të hapur ndaj tyre nga ana e ti”.

Sipas Nismas, “Bashkimi Evropian duhet të ndërmerr masa urgjente kundër kriminelëve si Ivica Daçiqi dhe të tjerët”

“Deklarata e kriminelit Ivica Daçiq drejtuar serbëve: “që të mos tregojnë se ku gjenden varrezat masive të shqiptarëve” përbën kërcënim të hapur ndaj tyre nga ana e tij. Dihet botërisht se strategjia e fshehjes së krimit të gjenocidit ka për qëllim shmangien nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë apo e tërthortë e atyre që janë̈ të përfshirë në kryerjen e krimit më të shëmtuar dhe më të përbindshëm që njeh historia njerëzore”, thuhet në postimin e tyre.

Postimi i plotë:

 


MË SHUME NGA Lajme