22:00 / 09.10.2020
Deputeti Basha reagon ashpër ndaj Driton Selmanajt, e quan palaço
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar ashpër ndaj zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pasi ky i fundit gjatë debatit me deputetin Mefail Bajqinovci përmendi edhe emrin e Adem Jasharit.
“Është turp që bën hajgare me figurën e Adem Jasharit. Është turp të dalësh e të përmendësh emrin e tij duke menduar se ai është pjesë e humorit. Paramendo çfarë palaço keni mbetur këtu e të flisni”, i është drejtuar Basha zëvendëskryeministrit Selmanaj.
Basha ka kërkuar edhe dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë pasi këshilltari i këtij të fundit është kapur me një sasi të lëndëve narkotike. /RTKLive/























