19:45 / 11.10.2020
Thaçi: Dialogu Kosovë- Serbi ka arritur në pikën kulmore, njohja reciproke
Presidenti i Kosovës po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.
Ai deklaroi se ndihet krenar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që Kosova ka zhvilluar përgjatë këtyre viteve me SHBA-të.
”Në bisedë me përfaqësuesit e BE-së ishte e domosdoshme të jem edhe në vizitë zyrtare me SHBA, ku kisha kënaqësinë të bisedoj me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit për hapat e mëtejmë të Kosovës.
Presidenti Thaçi tutje deklaroi se procesi i dialogut ka hyrë në një fazë të re e ai është arritur në një pikë kulmore: njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë.
Gjatë vizitës në SHBA, presidenti Thaçi ka patur takime edhe me komunitetin shqiptar atje, ku vlerësoi lart kontributin e tyre në të mirë të çështjes kombëtare.RTKLive























