Ministrat e Jashtëm, anëtare të BE, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
BKT
Lajme

Ministrat e Jashtëm, anëtare të BE, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Të hënën është paralajmëruar takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të BE-së me Josep Borrell dhe temë diskutimi do të jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, do të takohet nesër me ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së ku do të diskutohet për politikat e përbashkëta europiane në arenën ndërkombëtare, përcjellë lajmi.net.

Takimi do të mbahet në kuadër të Këshillit për Punë të Jashtme, ndërsa kjo është agjenda e plotë e takimit.

1. Marrëdhëniet aktuale

2. Dialogu Beograd-Prishtinë

3. Bjellorusia

4. Rusia

5. Amerikane Latine dhe Karaibet

6. Tema të tjera të pacaktuara


MË SHUME NGA Lajme