Një i vdekur, 33 të shëruar dhe 68 raste të reja me COVID-19
BKT
Lajme

Një i vdekur, 33 të shëruar dhe 68 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat rreth COVID-19 në 24 orët e fundit.

IKSHPK njofton se një person ka vdekur, 33 janë shëruar, ndërkaq janë shënuar 68 raste të reja me koronaviru.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 702 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 68 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika Infektive, QKUK)”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 16.247 raste nga 75.288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 648 raste të vdekjes.


MË SHUME NGA Lajme