Gazi rus i përgjakur e i ndyrë, “Rrjedha Veriore2” e panevojshme për Evropë
Me titull “Gazi rus i përgjakur dhe i ndyrë” e fillon artikullin në “Der Tagesspiegel”, Von Christoph Marschall, i cili është një nga korrespodentët më të njohur gjerman, që mbulojnë temat gjeopolitike.
Tema se a duhet të ndërpritet apo të vazhdojë ndërtimi i gazsjellësi rus “Rrjedha Veriore 2” (Nord Stream-2)”, së fundit është riaktualizuar dhe atë pas publikimit të raportit se opozitari rus, Alexei Navalny ishte helmuar me helmin ushtarak Noviçok.
Ideja dhe plani për ndërtimin e “Rrjedhës Veriore2” kishte dalë nga Putini dhe ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder, në vitin 2005. Të dy kishin llogaritur që kërkesa për gazin rus në Gjermani dhe Evropë do ishin në rritje, çka do të ndikonte në rritjen e kapaciteteve të gazsjellësve rusë. Por, si duket pritshmëritë, se kërkesa për gazin rus do të rritet nuk kishin dalë, sepse viteve të fundit ka rënie të kërkesës për gazin rus në tregun evropian, çka e vë në pyetje dobinë e ndërtimit të “Rrjedhës Veriore2”.
Shumë kush në Evropë ka filluar t’i kuptojë qëllimet e vërteta të Putinit, i cili çdo vit është duke u bërë më agresiv, si ndaj kundërshtarëve brenda Rusisë ashtu edhe ndaj fqinjëve dhe më gjerë.
Në listën e të bëmave të Putinit si partner i pabesë e papërshtatshëm janë shumë raste. Por më kryesoret llogariten: Likuidimit i gazetares ruse Anna Politkovskaya; Likuidimi i liderit opozitar Boris Nemtsov, dhe së fundmi tentimi për likuidim me helm ushtarak i Alexei Navalny. Ai ishe helmuar me helmin e njëjtë, me të cilin ishte vrarë ish-spiuni rus në Londër, Sergey Skripal dhe biznesmeni bullgar, Emilian Gebrev. Të dy rastet është vërtetuar se, mbrapa helmimit kanë qenë pjesëtarët e shërbimit inteligjent ushtarak - GRU.
Putini i shfrytëzon paratë nga shitja e gazit dhe naftës për të shtypur zërat kritikë në Rusi, si dhe nxitjen e konflikteve në shtetet fqinje dhe më gjerë, më qëllim shtrirjen e ndikimit rus. Shembuj janë edhe okupimi i Krimesë dhe implikimi i Rusisë në konfliktin në Ukrainën Lindore, Gjeorgji (okupimi i Abhazisë dhe Osetisë Jugore), Siri, Libi etj.
Në anën tjetër, si masë për të parandaluar varësinë ndaj gazit rus, është rasti i dënimit të Gazprom-it nga “Rregullatori anti-monopol polak, UOKiK”, me 7.6 miliardë dollarë. Kjo mbështetet në kërkesën e BE-së, që Gazprom nuk mund ta ketë monopolin e furnizimit me gaz dhe të kontrollit të tubacionit, në këtë rast të “Rrjedhës Veriore2”.
Kundër monopolit rus në furnizimin e Evropës me gaz deri tani hapur kanë dalë vendet evropiane si Polonia, Letonia, Lituania, Ukraina etj. Kohëve të fundit zërat kundër ndërtimit të “Rrjedhës Veriore2”janë më të shpeshta edhe në Gjermani, vend i cili është destinacioni final i gazsjellësit.
Zërat e parë kundër ndërtimit të gazsjellësit kanë dalë edhe nga Qeveria gjermane. Për pezullimin e ndërtimit të gazsjellësit janë deklaruar edhe ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe ministri i mbrojtjes Annagret Kramp-Karenbauer.
Kundër ndërtimit të“Rrjedhës Veriore2” dhe ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder ka dalë Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme i Bundestagut Gjerman, Norbert Röttgen. Röttgen, kishte sulmuar ish-kancelarin gjerman Gerhard Schröder, si një ndër lobuesit kryesorë të ndërtimit të “Rrjedhës Veriore2”,për komentet e tij kundër liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Röttgen, kishte thënë se “Sjellja e Schröder mbushë shumë gjerman me turp”. Schröder është i njohur për afërsinë me Putinin dhe rolin e tij si lobues i projekteve ruse të gazit dhe naftës, në Gjermani dhe Evropë. Schröder për momentin është udhëheqës i bordit drejtues të “Rrjedhës Veriore” dhe “Rosneft”.
Kundër ndërtimit të gazsjellësit është shprehur edhe Fredrich Merz, një nga kandidatët për të drejtuar partinë Bashkimi Demokristian-CDU, i cili ka thënë se punimet në ndërtimin e gazsjellësit duhet të ndërpriten për një periudhë dy vjeçare, si kundërpërgjigje ndaj helmimit të liderit opozitar rus, Alexey Navalny. Merz thotë se gjatë kësaj kohe, Evropa duhet të punojë në "zvogëlimin gradual të varësisë nga nafta dhe gazi rus".























