Koreografia shqiptare në Greqi, Ermira Goro në Operan Kombëtare Greke
Është bërë e ditur se koreografia shqiptare në Greqi, Ermira Goro do të jetë në Operan Kombëtare Greke, në prodhimin e parë për Skenën Alternative, me punën e saj të re, transmeton albinfo.ch.
Në datat 16, 17 dhe 18 tetor, ajo do të performojë një diptik të kërcimit modern bashkë me koreografin Ioannis Mandafounis. Një kuartet me muzikantë të njohur nga Orkestra Simfonike Shtetërore e Selanikut do të interpretojë veprat e Giorgos Koumendakis dhe Dimitra Trypani.
Ermira ka studiuar në Shkollën Kombëtare Greke të Vallëzimit. Vazhdon studimet në New York ku ka bashkëpunuar me kompani ndërkombëtare të vallëzimit dhe krijoi punimet e saj të para koreografike. Nga viti 2007 deri në vitin 2018, ajo ka qenë pjesë e DV8 (Dance Visual 8) Physical Theatre.























