“Future Nostalgia” nga Dua, albumi më i dëgjuar i këtij viti në “Spotify"

“Future Nostalgia” nga Dua, albumi më i dëgjuar i këtij viti në “Spotify"

Albumi i ri i Dua Lipës vazhdon të shënojë suksese të reja.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka njoftuar fansat për suksesin më të ri të albumit “Future Nostalgia”.

Albumi i artistes tashmë ka shënuar një rekord të ri, duke u bërë më i dëgjuari në “Spotify”, në kategorinë e femrave.

“Future Nostalgia nga Dua Lipa është albumi më i dëgjuar i një femre në vitin 2020 në Spotify me mbi 2.4 miliardë dëgjime”, thuhet në postimin e këngëtares.

Ky njoftim i Duas vjen pak orë pasi ajo bëri të ditur se po lanson koleksionin e ri në bashkëpunim me “Pepe Jeans”.

Linja e re e artistes do të jetë njëherësh e fundit në bashkëpunim me këtë brend, andaj ajo u shpreh e lumtur që bashkëpunoi me “Pepe Jeans”.

Sa i përket projekteve muzikore, “Levitating” mbetet kënga e fundit nga Dua Lipa, të cilën e solli në bashkëpunim me DaBaby.

Në këtë këngë, është komentuar shumë edhe dukja e Duas, e cila erdhi tejet joshëse në secilën skenë të klipit.