BE - sanksione Prigozhinit, “kuzhinierit të Putinit”
Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione kundër biznesmenit rus, Yevgeny Prigozhin, i cili është një nga njerëzit më të besuar të Putinit. Prigozhin apo siç quhet ndryshe “kuzhinieri i Putinit”,është i njohur për drejtimin e njësitit paramilitar rus “Wagner”, pjesëtaret e të cilit kanë marrë pjesë aktive në luftime në Ukrainë, Siri, Libi, si dhe janë prezentë edhe në vatra tjera të krizave.
BE thotë që Yevgeny Prigozhin ka shkelur embargon e armëve për Libinë, embargo e cila ishte vendosur nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Prigozhin, përmes “Wagner ka furnizuar me armatime gjeneralin pro-rus, Khalifa Haftar, i cili lufton kundër trupave Qeveritare libiane dhe mbështetet hapur nga Rusia për marrjen e pushtetit në Libi.
Pjesëtarët e “Wagner” në Libi jo vetëm që kanë furnizuar dhe trajnuar luftëtarët e gjeneralit Haftar, por kanë marrë pjesë aktive edhe në luftime kundër forcave ushtarake të qeverisë libiane.
Pas prezantimit të dëshmive për prezencën e paramilitarëve të“Wagner” nëLibi, Putin kishte pranuar ekzistencën e tyre në Libi, por kishte thënë se “ata nuk përfaqësojnë interesat e shtetit rus”, pavarësisht afërsisë së tij me Prigozhin. Putin ishte munduar të arsyetohet se ata nuk marrin para nga shteti rus, por është e dokumentuar që në fillim se paramilitarët e “Wagner” ishin paguar nga shteti rus, për të ndryshuar strategji më vonë, ku pagesa e tyre tani bëhet nga Prigozhin.
Edhe serbë ka në mesin e paramilitarëve të njësitit “Wagner”. Paramilitari serb nga Kosova, Aleksa Gjukiq ishte vrarë gjatë luftimeve të“Wagner” nբ Libi. Gjithashtu, si pjesë e këtyre është edhe Davor Savicic (me nofkën Volf/Ujku), i cili dyshohet se ka qenë edhe pjesë e operacionit të vrasjes së 6 të rinjve serbë në vitin 1998 në Pejë, në lokalin “Panda”.























