13:05 / 16.10.2020
Hoti:Do të ndahet buxheti sipas planit 10 vjeçar të transformimit të FSK-së
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se ushtria e Kosovës do të jetë partnere krah ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s.
“Qeveria e Kosovës do të ndajë buxhetin për FSK-në sipas planit 10 vjeçar të transformimit të FSK-së drejt një ushtrie sipas standardeve të NATO-s”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.























