10:24 / 19.10.2020
Veliu: Policia ka arrestuar 58 persona për trafikim me qenie njerëzore
Nën patronazhin e ministrit të Punëve të Brendshme sot është bërë hapja e Javës Ndërkombëtare kundër Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Në fjalën e rastit ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ka thënë se institucioni që ai drejton është i përkushtuar që të luftojë krimin me trafikimin me qenie njerëzore.
Veliu tha se edhe përkundër angazhimit të policisë me menaxhimin e situatës me COVID-19, policia e Kosovës gjatë periudhës janar-shtator ka identifikuar 11 viktima, ka arrestuar 58 persona dhe ka ngritur 18 kallëzime penale.























