United pa Cavanin dhe Maguiren kundër PSG-së

United pa Cavanin dhe Maguiren kundër PSG-së

Sipas Manchester Evening News, Edinson Cavani dhe Harry Maguire nuk kanë udhëtuar me ekipin e Manchester United para ndeshjes së nesërme ndaj Paris Saint-Germain.

Raportohet se Cavani nuk ka udhëtuar për arsye se ka qenë në vet-izolim deri ditën e djeshme kështu duke e bërë të pamundur që të jetë i gatshëm për Solskjaer.

Ndërkaq për Maguire nuk është bërë e ditur ende arsyeja e mungesës, dhe thuhet se listës së këtyre dyve i bashkohet edhe talenti i ri Mason Greenwood.

Manchester United është në një grup shumë të vështirë në Ligën e Kampionëve ku do të përballet me Paris Saint-Germain (PSG), RB Leipzig dhe kundër kampionit të Turqisë, Istanbul Basaksehir.

Do të jetë interesante nëse Solskjaer do të vendosë për debutimin e dy transfereve të reja, atij të Pellistrit dhe Telles.