Orlando njofton për takimin Di Maio-Lajçak: Italia mbështetë dialogun

Orlando njofton për takimin Di Maio-Lajçak: Italia mbështetë dialogun

Nicola Orlando, ambasadori Italian në Kosovë, ka njoftuar për takimin e shefit të diplomacisë italiane, Luigi di Maio me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbia, Miroslav Lajçak në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë.

Përmes një retwitti, Orlando ka përcjellë postimin e MPJ-së italiane, duke shkruar se Maio konfirmoi mbështetjen e Italisë për dialogun dhe theksoi se shenja konkrete mbi perspektivën e integrimit evropian të Kosovës dhe të Serbisë janë të nevojshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit.


MË SHUME NGA Aktuale