Haradinaj me falënderim të veçantë për shtetet që nuk ndryshuan qëndrim

Haradinaj me falënderim të veçantë për shtetet që nuk ndryshuan qëndrim

Ministrja Haradinaj-Stublla ka shprehur konfirmimin për rigjallërim të marrëdhënieve me shtetet njohëse, me theks të veçantë, ato shtete që nuk ndryshuan qëndrim ndaj shtetësisë së Kosovës, pavarësisht presionit.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një takimin virtual me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Aviacionit të St. Kitts dhe Nevis, Mark A. G. Brantley.“Në takimin virtual sot me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Aviacionit të St. Kitts dhe Nevis, Z. Mark A. G. Brantley, konfirmova angazhimin tonë për rigjallërimin e marrëdhënieve me të gjitha shtetet njohëse, e veçanërisht me ato që nuk ndryshuan qëndrimin parimor për njohjen e Kosovës pavarësisht presionit të jashtëzakonshëm.”, ka theksuar Haradinaj-Stublla.

Shefja e diplomacisë kosovare, ka falënderuar shtetin e St.Kitts dhe Nevis për mbështetjen ndaj Kosovës, duke shprehur gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në fushën e turizmit.

“E falënderova homologun për mbështetjen e vazhdueshme të St. Kitts dhe Nevis për Kosovën, dhe e sigurova për gatishmërinë tonë për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe në temat e interesit të përbashkët si bashkëpunimi ekonomik dhe turizmi.”, ka përfunduar kryediplomatja Haradinaj-Stublla.


MË SHUME NGA Aktuale