​Mbyllet për qarkullim një rrugë në Prishtinë

​Mbyllet për qarkullim një rrugë në Prishtinë

Një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave. Kjo për shkak të punimeve që po bëhen për asfaltimin e kësaj rruge.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se rruga do të jetë e mbyllur duke filluar nga ora 07:30 e deri në orën 18:30.

“Nesër, 20 tetor, për shkak të punimeve të asfaltimit, një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura. Prej orës 07:30 deri në orën 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat). Ju lusim që qarkullimin tuaj të e planifikoni bazuar në këtë informatë dhe duke shfrytëzuar rrugët alternative”, ka shkruar Ahmeti në ‘facebook’.


MË SHUME NGA Aktuale