Mustafa: Problemi i koalicioneve është mosbesimi ndërmjet partive

Mustafa: Problemi i koalicioneve është mosbesimi ndërmjet partive

Në vazhdim të intervistës në emisionin “Debat” të RTK-së, kryetari i LDK-së ka folur për përlasjet ndërmjet partive politike.

“Kemi kaluar disa faza, një fazë menjëherë pas vitit 2000 e cila ka qenë jokomunikuese ndërmjet subvjektet politike, qoftë ndëmjet LDK-së e PDK-së, që ka qenë një armiqësi që kurrë nuk duhet të kthehet në relacionet e partive politike. Mirë që më vonë kjo është zbutur dhe kanë filluar komunikimet, duke u bërë koalicionet qysh në kohën e Rugovës edhe pas tij”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, ajo që është dobësi e gjithë këtij procesi është që nuk janë mbajtur zotimet në rastin e koalicionit.

“Kjo na ka ndodhur edhe në kohën e qeverisjes me PDK-në, ku ishim pajtuar që mos të ketë mocione mosbesime nga asnjëra parti. Dhe kjo bëri që të humbet besimi në PDK-në, pasi ata ngritën mocion kundër neve”, ka thënë Mustafa.

“Ne VV-në e kemi paralajmëruar se nëse rrezikohen edhe më shumë raportet me Amerikën, atëherë ne e kemi vështirë ta mbajmë koalicionin. Ndërkaq më vonë VV-ja e shkarkoi edhe Agim Veliun dhe nuk dëshirontë të ndiente për këtë. Kjo nëse ndodh edhe në Gjermani, s’do të mund të kishte ecje tutje në qeverisje. Tash e kemi problem si të krijojmë mirëbesim ndërmjet vete, sepse nëse kemi marrëveshje ajo duhet të zbatohet. Mos të ketë mocione mosbesimi, mos të ketë shkarkime të njëanshme. Kjo po ndodh edhe kur po bëhen disa sondazhe, atëherë ato parti po mendojnë që janë mirë dhe binden, atëherë organizojnë mocione mosbesimi. Nëse do të vazhdonim me PDK-në do të kryhej procesi edhe liberalizimi i vizave”, ka thënë Mustafa.