Mustafa:Asociacioni është çështje e mbyllur, Lajçaku s’përmendi Kushtetutën

Mustafa:Asociacioni është çështje e mbyllur, Lajçaku s’përmendi Kushtetutën

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak gjatë vizitës së fundit në Prishtinë deklaroi se marrëveshja finale Kosovës-Serbi do të jetë çështje muajsh.

Arritja e një marrëveshje të tillë për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa shihet si një mundësi që në përmbylljen e procesit të dialogut të jetë e pranishme edhe SHBA.

“Unë s’mund ta caktoj adresën se ku do të përfundojë marrëveshja finale. Procesi i dialogut duhet të vazhdojë në Bruksel. Se a do të mbyllet puna në Bruksel apo në Uashington është çështje tjetër, por nuk mund të përmbyllet pa një kyçje të rëndësishme të SHBA-së në proces”, tha Mustafa në “Debat” të RTK-së.

Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Mustafa tha se ai pajtohet me kryeministrin Hoti se Asociacioni është çështje e përfunduar sa i përket dialogut, sepse është bërë një dialog i gjatë duke nisur nga viti 2013 e deri në vitin 2015.

“Te marrëveshja e pare, gjashtë pikat e para flasin për themelimin e Asociacionit dhe ajo ka kaluar në Kuvend dhe tash ne e kemi ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së pare. Më pas Gjykata Kushtetuese për kriterët thuhet se kjo marrëveshje nuk është as dekratet i presidentit, as kryeministrit, as qeverisë, pra nuk është akt juridik. Gjykata ka thënë se Asociacioni të bëhet sipas marrëveshjes së parë, jo sipas marrëveshjes së dytë. Ne kemi thënë se Asociacioni duhet të formohet sipas ligjeve të Kosovës dhe statuti duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese që të përcaktojë vlefshmërinë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se për marrëveshjen e dytë, atë të vitit 2015, kanë qenë bashkë ai dhe presidenti Thaçi, i cili aso kohe ishte zv/kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme.

“Dhe ne bashkëkarisht e kemi nxjerr këtë pikë që asgjë nuk vlen derisa Gjykata Kushtetuese ta thotë se Asociacioni vlen sipas ligjeve të Kosovës. Vuçiq e kundërshtoi fillimisht këtë kërkesë tonën, por me vonë u pajtua dhe për herë të parë ai e njohu Kosovën dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

“Ai pata bërë të qartë BE-së se nuk nënshkruj marrëveshje pa e marrë qëndrimin e BE-së për këtë Asociacion dhe kërkuam letër nga ata se si e shohin implementimin e tij. Kam dashur të dijë se Asociacioni nuk është pushtet i tretë dhe atëherë e kam nënshkruar”, ka thënë kryetari i LDK-së.

Sa i përket takimit me emisarin e BE-së, Mirosllav Lajçak, Mustafa tha se me të nuk ka folur për ndryshimet Kushtetuese. /RTKLive/


MË SHUME NGA Aktuale