Haradinaj: Vendimet në koalicion të mirren në partneritet

Haradinaj: Vendimet në koalicion të mirren në partneritet

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka folur për raportet në koalicionin qeverisës. Thotë se vërejtjet e partisë së Ramush Haradinajt janë publike dhe se LDK duhet të reflektojë.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, të ftuar në debatin Prime Time, janë pyetur se a po ekziston një përplasje në mes AAK-së dhe LDK-së, ata kanë bërë të qartë se sa i përket qeverisjes nuk kanë ndonjë problem.

“Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme në vendimmarrje por natyrisht se përderisa jemi pjesë e koalicionit do të thotë se nuk kemi probleme serioze. Natyrisht i kemi vërejtjet tona, vërejtjet tona janë publike por absolut këto nuk duhet me u pa që janë goditje për qeverinë, përkundrazi janë ndoshta edhe mesazh për me reflektu që vendimet me u marrë me një unitet të përbashkët sepse jemi partnerë bashkëvqeverisës. Në rast se vendimet nuk merren në pratneritat atëherë t'i me automatizëm je i larguar”, tha Haradinaj.

“Divergjenca ka pasur edhe më herët, edhe me koaliconin me PDK-në, bile edhe më të ashpra, e kjo qëndron për shkak të temave”, ka theksuar tutje Haradinaj. Ndërsa, Nitaj, ka thënë se ka plot qëndrime që dallojnë në përmbajtje të ndryshme. “Elita në Kosovë duhet të arrijë në një nivel ta kuptojë që në koalicion ka qëndrime të ndryshme, se nëse nuk do të kishte do të ishte veç një parti”, ka thënë Nitaj.


MË SHUME NGA Aktuale