Jashari:Pa mbështetjen e Veselit s`do të ndodhte largimi i uzurpatorëve
BKT
Lajme

Jashari:Pa mbështetjen e Veselit s`do të ndodhte largimi i uzurpatorëve

Zëvendësdrejtori menaxhues i AKP-së, Avni Jashari, ka dëshmuar sot në Komisionin Hetimor për Privatizimet.

Ai ka folur për procesin e privatizimeve dhe i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Gjatë dëshmisë së tij, Jashari ka thënë se me iniciativën dhe mbështetjen e ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, është bërë largimi i uzurpatorëve nga pronat shoqërore dhe publikimi i emrave të tyre. Komisioni Hetimor për Privatizimet, i themeluar me iniciativën e Grupit Parlamentar të PDK-së ka intensifikuar punën me dëshmitarë.  

Ky komision pritet të marrë në pyetje dhjetëra dëshmitarë dhe personalitete në lidhje me procesin e privatizimeve në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme