Pse Messi nuk ka Twitter?
Lionel Messi është njëri prej yjeve më të mëdha në botë, por për dallim nga Cristiano Ronaldo dhe Neymar, ai nuk ka llogari në Twitter.
Ai është i njohur si personalitet i qetë në fushë, që nuk ka frikë sidomos kur është në “Camp Nou”, por ai nuk ka Twitter?
Pse Lionel Messi nuk e përdor Twitter?
Messi asnjëherë nuk ka theksuar se pse nuk e përdor Twitter, por mund të themi se ai nuk dëshiron ta këtë një për shkak se është i koncentruar në fushë.
Për dallim, rivali i tij formal Cristiano Ronaldo, i cili e përdor shpesh Twitter duke postuar e po ashtu Instagramin dhe është i njohur për stilin e tij, Messi preferon që jetën e tij personale mos ta ekspozojë shumë.
Ai shumë rrallë jep intervista – ajo për Goal ishte një ndër të rrallat dhe ku tregoi pse dëshiron të largohet nga Barcelona në verën e vitit 2020 – por në përgjithësi është një person privat.
Kjo mund të jetë edhe pse nuk dëshiron që të abuzohet nga tifozët me komente nëse është në Twitter, një rrjet social që e përdorin shumë futbollistë profesionistë e ku shpesh janë bërë temë e fyerjeve.
Cilat rrjete sociale i përdor Messi?
Edhe pse Messi nuk e përdor vet Twitter, është një llogari zyrtare @TeamMessi që është krijuar nga Adidas, e cila është e fokusuar në partneritetin që ka kjo kompani sportive me futbollistin.
Messi është përdorues i Instagramit dhe poston më shumë për ndeshjet që ai ka luajtur apo fotografi me golat e tij, ai po ashtu shpërndan foto ndonjëherë të jetës private bashke me partneren e tij Antonella dhe tre fëmijët e tyre.
Ai po ashtu poston marrëveshje sponsorizimi me kompanitë që ka bashkëpunim dhe kohën që e kalon me shokët e tij në Barcelonë dhe Argjentinë.
Llogaria e tij, @leomessi, ka 168 milionë ndjekës.
Për dallim, faqja zyrtare e Ronaldos në Instagram ka 241 milionë ndjekës.
Ai po ashtu ka një faqe zyrtare në Facebook që mbahet nga ekipi i tij dhe e cila ka 90 milionë ndjekës.























