12:55 / 03.11.2020
Bordi i RTK-së kompleton Menaxhmentin e Transmetuesit Publik
Pas një procesi të hapur dhe transparent, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, Bordi i RTK-së, emëroi dy zv/Drejtorët e Përgjithshëm, Drejtorin e Televizionit, Drejtorin e kanalit në gjuhën serbe dhe Drejtorin e Radios.
Zv/Drejtorë të Përgjithshëm u emëruan Mentor Shala dhe Lorik Arifaj. Drejtor i televizionit u emërua Festim Kabashi, drejtor i kanalit në gjuhën serbe u emërua Zhelko Tvrdishiq dhe drejtor i Radios u emërua Ernest Luma.
Me këto emërime u kompletua menaxhmenti i RTK-së, i cili për shkak të mungesës së anëtarëve të Bordit nuk kishte arritur të kompletohej deri më tash.























