Kështu e rrahën të dyshuarit policin në Fushë Kosovë VIDEO
Aty shihet se si të dyshuarit rrahin policin pa asnjë mëshirë.
Publikohet një video në rrjete sociale ku shihet skena e krimit të ndodhur në Fushë Kosovë, shkruan Ballkani.info
Aty shihet se si të dyshuarit rrahin policin pa asnjë mëshirë.
Kjo ngjarje është filmuar nga qytetarët ku dëgjohen edhe dy të shtëna armësh.
Versioni i plotë i policisë:
Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një sulm ndaj personave zyrtar në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit ndërsa nga përleshja fizike lëndime trupore kanë pësuar 5 persona prej tyre dy zyrtarë policor. Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.























