12:09 / 04.11.2020
Rezultat i ngushtë, këto janë shtetet që mund t’ia sigurojnë fitoren Bideni
Joe Biden tashmë e ka të qartë rrugën drejt fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Joe Biden është në epërsi të lehtë ndaj Donald Trump në garë për president të ri të SHBA-së.
Mirëpo, The Guardian shkruan se numërimi është duke hyrë në disa shtete vendimtare për përcaktimin e fituesit, transmeton lajmi.net.
Rezultati aktualisht pasqyron Bidenin në 238 vota elektorale kundrejt 213 nga Trump.
Nëse Biden mund ta ruajë avantazhin e lehtë në Nevada dhe të sigurojë fitoren në Wisconsin, çdo shtet tjetër shtesë – North Carolina (15 vota), Georgia (16), Michigan (16) ose Pennsylvania (20) do t’ia sjellë fitoren. /Lajmi.net/
























