Arrestohet Jakup Krasniqi
Hetuesit e Speciales e kanë arrestuar sot në shtëpinë e tij ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Krasniqi është shoqëruar nga zyrtarët e Speciales pas shumë orësh marrje në pyetje dhe bastisje në shtëpinë e tij.
Hetuesit e Speciales që nga ora 06:00 e mëngjesit kishin nisur bastisjet në shtëpinë e Krasniqit.
Nga Haga kanë konfirmuar operacionet në Prishtinë, mirëpo pa dhënë detaje shtesë.
Ndërkaq avokati i Krasniqit, Valon Hasani ka konfirmuar arrestimin e ish-zëdhënësit të UÇK-së.
“Sot prokuroria ka pasur aksion dhe në bazë të urdhrit është arrestuar Krasniqi. Ai është nisur në Hagë dhe shumë shpejtë do të dalë para gjykatës. Tani sapo përfundoi bastisja, dyshohet për vepra të cilat nuk janë të specifikuara por janë në kuadër të veprave që bien nën juridiksionin e Speciales”, ka thënë avokati Hasani.























