Avokati Musa: Jakup Krasniqi do të dorëzohej vullentarisht, ishte spektakël
BKT
Lajme

Avokati Musa: Jakup Krasniqi do të dorëzohej vullentarisht, ishte spektakël

Avokati Skënder Musa në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se ajo që ka ndodhur sot me arrestimin e Jakup Krasniqi është e papranueshme.

Sipas tij nuk ka pasur nevojë për spektakël të tillë, pasi që ish zëdhënësi i UÇK-së do të dorëzohej vullnetarisht në Gjykatë.

“Ne nuk kemi në Kosovë raste të tilla që drejtuesit e UÇK-së të mos dorëzoheshin vullnetarisht”, ka thënë Musa.

Ai e ka quajtur befasuese një intervistim të ri për Krasniqin sot në shtëpinë e tij, pasi që ai ishte marrë në pyetje kohë më parë në Gjykatën Speciale.

“Është befasuese se intervestimi është bërë në shtëpinë e tij, edhe ka zgjatur 10 orë. Kjo zgjatje, sipas procedurës, s’duhet të zgjaste më shumë se tetë orë. Është shkelje e të drejtave të njeriut ajo që ka ndodhur me Krasniqin”, ka shtuar Musa.

Më pas ai ka thënë se në selinë e Gjykatës Speciale nuk ekziston asnjë shenjë e shtetit të Kosovës.

“Nuk ka stemë të Republikës së Kosovës brenda Gjykatës, përveç në hyrje që shkuan Dhomat e Specializuara në tri gjuhë”, ka thënë ai. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme