Sulmi në Vjenë i mobilizon institucionet e Kosovës
BKT
Lajme

Sulmi në Vjenë i mobilizon institucionet e Kosovës

Ekspertët thonë se Kosova nuk është imune ndaj sulmeve terroriste.

Të hënën në mbrëmje, Vjena u trondit nga një sulm terrorist.

Në kryeqytetin e Austrisë, persona të armatosur qëlluan pa mëshirë kushdo që u dilte përpara, ndërsa prapa vetës lanë 4 viktima e dhjetëra të plagosur.

Kjo bëri që thuajse e gjithë Evropa t'i shtoj masat e sigurisë.

Gjithë kjo situatë ka vënë në lëvizje edhe autoritetet e sigurisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, një ditë më parë priti në takim ushtruesin e detyrës së drejtorit të Policisë, Samedin Mehmetin.

Agim Veliu, ka kërkuar që të bëhen vlerësime të vazhdueshme për sigurinë e vendit.

Ndërkohë, T7 rreth kësaj situate ka kërkuar informacione nga Polica e Kosovës.

Këta të fundit, pëmes një përgjigje me shkrim kanë thënë se ata janë angazhuar në përmbushjen e detyrave që ua ngarkon ligji.

Ndërkohë, ndonëse situata e sigurisë është e qetë, njohësit e fushës së sigurisë thonë se as Kosova nuk mund të jetë krejt imune nga akte të tilla.

Drizan Shala shtonë se rrezik kryesor për ndojnë sulm eventual janë azilkërkuesit nga Lindja e Mesme.  

Par sulmit terrorist në Vjenë, akte të tilla brutale ndodhën edhe në Francë ku edhe atje pati viktima.


MË SHUME NGA Lajme