Konjufca: Gjykata Speciale është jotransparente
BKT
Lajme

Konjufca: Gjykata Speciale është jotransparente

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje në Interaktiv të KTV-së ka thënë se Gjykata Speciale është institucioni më jotransparent pasi nuk po tregon pse po i ndërmerr këto veprime.

Këto komente ai i bëri pasi arrestimit të sotëm të Jakup Krasniqit si dhe bastisjeve në shtëpinë e tij.

“Me thënë që janë politike (arrestimet e Speciales) ju më kishin thënë se ku po e bazoni këtë. Dmth Gjykata ka procedura. Nuk është kjo pse po ndodhë se Gjykata Speciale nuk ka procedura precize. Ne nuk po e dimë këtë sepse Gjykata është mbyllur dhe jotransparente, këtu është problemi, Gjykata është jotransparente. Nuk po na kallëzon ku, qysh, tek. Pra, për rastin e Jakup Krasniqit është kjo. Meqenëse është neni 3a për këtë tjetrin është 3b sepse për këtë është aktakuza tjetër, për tjetrin ka tjetër aktakuzë e për këtë konsiderojmë se ka mundur të ikë. Kemi indikacione se do të ikë. Unë nuk i di këto hollësi”, thotë Konjufca.

Për këto, shton ai, duhet me i pas disa fakte për të cilat ne nuk i kemi për faj të Gjykatës Speciale, sepse ajo është përnjëmend njëri prej institucioneve më jotransparente.

“Ka thënë se ne e marrim vesh për cilat figura ka me fillu aktakuza. A e dinë kur e marrim vesh? Kur e lëshojmë RTK-në dhe paraqitet para Gjykatës i akuzuari dhe e shohim live”, është shprehur Konjufca.


MË SHUME NGA Lajme