Çerkini: Tërheqje nga partia, vendim inteligjent i Veselit
BKT
Lajme

Çerkini: Tërheqje nga partia, vendim inteligjent i Veselit

Avokati i njohur Artan Çerkini ka deklaruar se vendimi i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për tërheqje nga të gjitha funksionet politike pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale është një vendim i tij inteligjent.

“Pengesa ligjore nuk ka që ai të mbetet si kryetar i partisë, por me siguri se Veseli nuk dëshiron ta mbajë peng partinë për shkak të pozitës së tij pasi tashmë një person i akuzuar nga Specialja. Kjo ka qenë një zgjidhje personale e tij, e cila në fakt tregon se Veseli është përkujdesur që PDK të zhvillohet dhe ta zhvillojë veprimtarinë e saj edhe në mungesë të tij sepse do të jetë shumë e vështirë që të udhëhiqet partia duke u përballur me drejtësi. Kjo  është një zgjidhje inteligjente e Veselit ,sepse i gjithë fokusi i tij do të jetë tek mbrojtja dhe jo tek udhëheqja e partisë politike”, ka theksuar Çerkini në RTK.


MË SHUME NGA Lajme