16:54 / 05.11.2020
Nis takimi i Komitetit për vlerësimin e situatës rreth Covid-19
Ka filluar takimi i Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19, ku pritet të shqyrtohet situata epidemiologjike në vend lidhur me virusin korona.
Takimi po mbahet i mbyllur, pas përfundimit do të ketë konferencë për media.























