Bashkëpunëtorë të Jakup Krasniqit para objektit të Speciales në Hagë
BKT
Lajme

Bashkëpunëtorë të Jakup Krasniqit para objektit të Speciales në Hagë

Ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, njëherësh zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi do të paraqitet sot para gjyqësisë së Speciales në Hagë.

Krasniqi do të ketë sot seancën e parë gjyqësore, pas konfirmimit të aktakuzës që iu bë javën e kaluar dhe pas arrestimit nga pjesëtarët e policisë së EULEX-it në Kosovë.

Por për të përkrahur atë në Hagë sot po qëndrojnë edhe bashkëpunëtorë e familjarë të shumtë.

Në një fotografi të siguruar nga Lajmi.net shihet se të pranishëm në Hagë janë edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala si dhe Durim Limaj, djali i liderit të Nismës-Fatmir Limaj.

Të gjithë këta janë parë para objektit të Speciales në Hagë,  teksa edhe po presin që të nis kjo seancë gjyqësore.

Përpos Krasniqit sot në Hagë para trupit gjykues do të paraqitet edhe ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi.


MË SHUME NGA Lajme