21:29 / 09.11.2020
Pallaska e thotë troç: Po duan ta kriminalizojnë krejt UÇK-në
Avokati Dastid Pallaska ka komentuar aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK’së.
Në aktakuzë përmendet “Grupi i përbashkët kriminal”, ndërsa Pallaska thotë se ky interpretim nënkupton diçka tjetër.
“Po duan ta kriminalizojnë krejt UÇK’së”, tha ai.
“Kosova është produkt i një vepre penale. Dikush mund të pyet se cfarë do të ndodhë me shtetin pas kriminalizimit të përpjekjes së luftës clirimtare”, shtoi ai.























