Babai i Leo Messi-t mohon çdo kontakt me PSG-n
BKT
Sport

Babai i Leo Messi-t mohon çdo kontakt me PSG-n

Disa orë më parë, “ESPN” raportoi se klubi i PSG-së kishte hedhur hapat e para për rekrutimin e Lionel Messin në fund të qershorit, muaj kur argjentinasit i përfundon kontrata me Barcelonën.

Në media raportohej se  klubi francez kishte biseduar me babanë dhe përfaqësuesin e lojtarit, Jorge Messi, raporton syri.

Mirëpo ky i fundit nuk është e këtij mendimi. Në llogarinë e tij në Instagram, ai i siguroi tifozët e klubit katalanas që ishte një lajm i rremë. Ai me këtë postim tregoi se nuk është kontaktuar nga PSG.