21:32 / 12.11.2020
Buja bën të ditur se nesër do të mblidhet Kryesia dhe Këshilli i PDK-së
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ramë Buja ka thënë sonte se ai pajtohet për një qeveri të shpëtimit kombëtar, por se kjo varet më shumë nga vendimet e partisë.
Ai në emisionin “Debat” të RTK-së ka bërë të ditur se nesër do të mblidhet Kryesia e partisë dhe më pas edhe Këshilli Drejtues.
Buja ka thënë se në këto dy mbledhje pritet të merren vendime të rëndësishme në këtë kohë të ndjeshme për vendin.
Megjithatë, ai nuk ka bërë të ditur më shumë se çfarë do të diskutohet nesër. /RTKLive/























