Zëdhënësi i PDK-së demanton Milaim Zekën se kjo parti hyn në qeveri
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes zëdhënësit të saj ka reaguar ndaj deklaratave të analistit Milaim Zeka se kjo parti nesër merr vendim që të hyjë në qeveri.
“Lajmi i portalit ballkani.info se nesër PDK merr vendim për të hyrë në qeveri është plotësisht i pavërtetë. Ky demant vlenë edhe për portalin rtklive.com lidhur me deklaratën e Milaim Zekës”, ka shkruar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.
RTKLive sqaron për zëdhënësin e PDK-së dhe për publikun se nuk merr përgjegjësi se çfarë flasin personat e caktuar në emisione, në këtë rast çfarë flet Milaim Zeka. Prandaj ‘demanti’ i Bytyçit është në adresë të gabuar.
Më poshtë e përcjellim deklaratën e Zekës dhënë në emisionin “Debat” të RTK-së.
“Nesër PDK-ja do të merr vendim që të hyjë në qeveri, sepse vendi është në krizë”, ka thënë Zeka.
“Kjo është një e vërtetë se edhe kryetari Veseli nuk ka qenë kundër një qeverie të stabilitetit dhe është njeriu me racional që nga paslufta pasi që ai ishte i pari që pranoi humbjen e zgjedhjeve dhe e uroi VV-në”, ka thënë Zeka. /RTKLive/























