Ish-përgatitësi atletik i Unitedit: Ju tregoj për Giggs dhe Ronaldon
BKT
Sport

Ish-përgatitësi atletik i Unitedit: Ju tregoj për Giggs dhe Ronaldon

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Mick Clegg, pretendon se Ryan Giggs ishte atlet më i mirë sesa Cristiano Ronaldo.

Clegg shërbeu si trajner i forcës dhe i fitnesit te Djajtë e Kuq gjatë epokës së Sir Alex Ferguson, ndërsa ka folur për përgatitjen e lojtarëve.

“Para Ronaldos, atleti më i mirë për sa i përket punës në trupin e tij ishte Ryan Giggs”, ka thënë fillimisht Clegg për La Gazzetta dello Sport.

“Ai ishte më i forti, më i vëmendshmi për detajet. Nëse Giggs luajti në United deri në moshën 40 vjeç, Ronaldo mund të luajë deri në moshën 41 vjeç”, ka thënë ai, transmeton Telegraf

“Cristiano ishte i vetmi që mund të shkonte përtej standardeve të larta të Giggs”.

“Ronaldo do të ndryshojë mënyrën e tij të lojës, ndoshta edhe rolin e tij, siç ndodhi me Giggs. Ai do të qëndrojë pranë sulmit, sepse është i fiksuar për të qenë më i miri ndonjëherë”.