22:02 / 15.11.2020
Vedat Muriqi shtang Slloveninë
Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka kaluar në epërsi kundër Sllovenisë prej 0-1, raporton RTKLive.com.
Sllovenët dhe “Dardanët” po luajnë në Lubjanë, në sfidën e parafundit të Grupit C në Ligën e Kombeve.
Është sulmuesi Vedat Muriqi (58’), i cili zhbllokoj lojën duke kaluar Kosovën në epërsi prej 0-1.
Skuadra jonë është në rrugë të mirë që të marr pikët e plota nga ky udhëtim. /RTKLive/























