17:29 / 17.11.2020
Ruçi i uron shërim të shpejtë Osmanit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi i ka uruar shërim të shpejtë ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani e cila është infektuar me COVID-19.
Në një letër drejtuar Osmanit, Ruçi tha se infektimi i saj ka ndodhur një ditë para vizitës të planifikuar në Tiranë.
Ai ka shtuar se Shqipëria ka qenë dhe është pranë Kosovës, institucioneve dhe qytetarëve të saj.
“Prekja nga COVID-19 ndodhi pikërisht një ditë para vizitës tuaj të planifikuar në Tiranë. Duke përsëritur dëshirën time për një shërim të shpejtë, uroj më të mirën për ju, familjen tuaj dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet pranë dhe në mbështetje të Kosovës, institucioneve dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar ai.























