
10:18 / 18.11.2020
“Tom dhe Jerry” kthehen në botën e vërtetë, kur pritet të dalë filmi i ri
Një lajm i bukur vjen për adhuruesit e filmit vizatimor ‘Tomi dhe Jerry’.
Mësohet se macja dhe miu do të kthehen në një film të veprimit të drejtpërdrejtë dhe të animuar. Gjithashtu do të shfaqen në sheshin e një hotel të pasur në New Jork.
Traileri i parë i filmit, ka dalë të martën dhe shihen Tom dhe Jerry në botën e vërtetë, ku miu Jerry kërkon strehim në hotelin e pasur në New Jork.
Ndërkohë, filmi i plotë është planifikuar për një shfaqje teatrale në mars të vitit 2021.