10:44 / 18.11.2020
Gjenerallejtnant Kadri Kastrati rezulton pozitiv me COVID-19
Gjenerallejtnant Kadri Kastrati ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Ish-komandati i FSK-së, Kastrati përmes Facebook-ut ka njoftuar se është infektuar dhe se do të izolohet në shtëpi.
“Pas nënshtrimit të kontrollës mjekësore dhe testimit për Covid-19, kam rezultuar pozitiv. Gjatë këtyre ditëve do ju përmbahem këshillave mjekësore, duke qëndruar në shtëpi”, ka shkruar ai.























