Trajtimi epidemiologjik në Javën Botërore të Ndërgjegjësimit Antimikrobik
Në emisionin Aktuale në RTK, mysafir ishte epidemiologu ukrainas, Sergey Koryak, shef i OBSH-së në Kosovë, i cili foli për epideminë në Kosovë në kuadër të Javës Botërore të Ndërgjegjësimit.
“Duke pasur parasysh realitetin e ri, aktiviteti i Ndërgjegjësimit për epideminë përmes veprimit -online- është sfiduese”, deklaroi Koryak.
Tutje ai sqaroi për mënyrën e përdorimit të antibiotikëve në kuadër të pandemisë.
“Kujdesi për antibiotikë duhet të jetë në nivel që të mos shkaktohen dëme tjera, duhet vërejtur efektiviteti i tyre, sepse ato janë fleksibile, prandaj duhet trajtuar vetëm në ato raste kur nuk kemi rrugë tjetër të trajtimit”, theksoi ai.
Ai foli edhe për kujdesin e përdorimit të antibiotikëve që të mos përdoren shpesh, sepse humbin efektivitetin dhe duhet të jenë nën kujdesin e mjekut.
Ai më tej shtoi se antibiotikët nuk janë efektivë ndaj virusëve, sepse vështirë të dallohet virusi ndaj gripit sezonal, sepse simptomat janë goxha të ngjashme.
“Mesazhi im është që të kenë kujdes, që të mos përdorin antibiotikë pa këshillën e mjekëve, sepse nuk janë efektive nda virusit pandemik”, shtoi Koryak.
Ai theksoi bashkëpunimin e institucionit që ai drejton, OBSH-në, me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK dhe QKUK-në./RTKLive























