Hoti zhvillon takim me ekipin e FMN-së, flasin për zhvillimin ekonomik
BKT
Lajme

Hoti zhvillon takim me ekipin e FMN-së, flasin për zhvillimin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovën, Gabriel Di Bella.

Hoti ka thënë se në takim kanë biseduar për çështje me rëndësi nga fusha ekonomike, .

“Biseduam për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik, Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, Programin e ri Ekonomik për vitin 2021, si dhe çështje të tjera me rëndësi nga fusha ekonomike”, ka thënë ai.

Hoti tutje ka shkruar “ e vlerësoj lart bashkëpunimin me FMN-në dhe jemi të përkushtuar në thellimin e këtij bashkëpunimi”.


MË SHUME NGA Lajme