12:33 / 20.11.2020
Institucioni i Avokatit të Popullit shënon 10 vjetorin e themelimit
VIDEO-Këtë vit Institucioni i Avokatit të Popullit shënon 20 vjetorin e themelimit.
Avokati i popullit, Naim Qelaj, i cili mori këtë detyrë muaj më parë tha se do të punojë që të jetë në shërbim të qytetarëve të vendit dhe mbrojtjet të të drejtave të tyre.
“Në kemi dashur të promovojmë vlerën dhe punën tonë 20 vjeçare, fazat nëpër të cilat ka kaluar”, tha ai.
Sipas tij ky institucion vazhdon të jetë i besueshëm tek qytetarët e vendit.
Qelaj premtoi se dot ë angazhohet edhe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. “Fëmijët do të jenë në qendër të vëmendjes”, tha ai për RTK.























