Musliu: Të pagjeturit nga lufta preokupim i përditshëm i insitucioneve
Deputetja Kuvendit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Saranda Musliu, tha se tema e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, është preokupim i përditshëm i institucioneve kosovare, por procesi merr kohë dhe duhet të jemi të durueshëm.
Postimi i plotë:
Tema e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, është preokupim i përditshëm i institucioneve kosovare, por procesi merr kohë dhe duhet të jemi të durueshëm.
E kuptojmë dhembjen, por nuk na ka hije që ta politizojmë dhe të shkaktojmë më shumë dëshprim tek këto familje.
Me një palë si Serbia nuk është e lehtë të punohet, prandaj na duhet të paktën t’i bashkojmë forcat tona.
Në kuadër të komisionit për të drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, persona të pagjetur dhe peticione grupi paralamentar i LDK- do ta jap gjithë kontributin e nevojshëm për hartimin e një Ligji funksional për të pagjeturit si kategori e cila meriton përkrahjen dhe respektin e përhershëm.























