Muze etnografik privat në shtëpinë e Agim Islamit

Muze etnografik privat në shtëpinë e Agim Islamit

Në kuadër të hapësirës ku ruhen artefaktet, në përkujdesin e pronarit të shtëpisë, si dhe mbledhësit të mjeteve të vjetra, Agim Islamit, gjejmë elemente të datuara mijëra vite më parë.

Në emisionin "Aktual", trajtohet kujdesi për gjërat e vjetra, artefakte të ndryshme nga një qytetar i vyeshëm, gjilanas, ku gjejmë elemente të shumta e të ndryshme të artefakteve me vlerë për arkeologjinë.

Veç kësaj,aty gjejmë edhe elemnte tjera etnografike e arkeologjike, artizanate popullore, qypa, etj. Pastaj vegla pune qoftë bujqësore, qoftë punës shtëpiake, vek, etj, por edhe mjete luftarake, të datuar nga Lufta I Botërore.

Aty gjejmë edhe vegla muzikore, çifteli, sharki, mandolina, etj.

Pos tyre gjejmë edhe monedha të vjetra, mijëra vjeçare.

”Unë jam i interesuar të mbledh artefakte, kam pasur bashkëpunim me arkeologët e Gjilanit, prej nga komuna më ka shpërblyer me një mirënjohje”, deklaroi Agim Islami.

Elementet e gjendura,  me interes për etnografinë e arkeologjinë, të ruajtura me kujdes nga Agim Islami, do të ishte e përplotësuara sikur të dihej prejardhja e shumë mjeteve të ruajtura aty./RTKLive