Tre oficerë të rinj iu shtuan FSK-së pasi kryen akademinë në Gjermani

Tre oficerë të rinj iu shtuan FSK-së pasi kryen akademinë në Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se sot Forcës së Sigurisë së Kosovës iu shtuan edhe tre oficerë të ri.

Hoti ka shkruar se nëntoger Albestrim Rexhepin, Nëntoger Nuhi Pronaj dhe Nëntoger Rinor Hamiti, kanë kryer me sukses Akademinë Ushtarake në Qendrën Gjermane të Kadetëve dhe nga data 15 dhjetori i këtij viti.

“Ata do të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Urime për oficerët e ri dhe faleminderit Qeverisë së Gjermanisë, Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe Bundesëehr-it, për përkrahjen e vazhdueshme që i dhanë Kosovës në kohën më të vështirë për popullin tonë por edhe për dekada të tëra më pas, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj drejt afrimit me shtetet aleate. Aspirata për anëtarësim në NATO do të jetë edhe më legjitime dhe e fuqishme kur oficere e oficerë të ri të FSK-së kryejnë Akademi Ushtarake si këta tre nëntogerët tanë në Gjermani”, ka shkruar ai.