Real Madridi pa Benzeman në përballjen kundër Interit

Real Madridi pa Benzeman në përballjen kundër Interit

Real Madridi do jetë pa sulmuesin Karim Benzema në ndeshjen e radhës ndaj Interit.

Para pushimit internacional, Benezma ishte në formë fantastike duke shënuar në katër ndeshje radhazi, por pastaj pësoi lëndim muskulor.

Nga lëndimi ende s’është shëruar, andaj do mungojë në përballjen ndaj Interit.

Ky është lajm i keq për Realin, meqenëse mungon edhe Luka Jovic, që ka rezultuar pozitiv në analizat e COVID-19, raporton lajmi.

Mariano Diaz që realizoi gol në ndeshjen e fundit është i vetmi qendërsulmues i gatshëm së bashku me sulmuesit e tjerë si Eden Hazard, Marco Asensio, Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes.