Komuna e Prishtinës njofton për punime në këto rrugë gjatë ditës së nesërme

Komuna e Prishtinës njofton për punime në këto rrugë gjatë ditës së nesërme

Komuna, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka njoftuar se rrug “Ilaz Kodra” nga kryqëzimi me rrugët “Salih Çeku”, “Idriz Gjilani” e deri te kryqëzimi me rrugën “Liburnia” do të kthehen në rrugë njëkahore për qarkullim.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për punime në disa nga rrugët e kryeqytetit.


Kësisoj, në të njëjtin postim, komuna bënë thirrje që të shfrytëzohen rrugë alternative për qarkullim.

Postimi i plotë:

Nesër më 25 nëntor fillojnë punimet për vendosjen e sinjalizimit vertikal te rrethi përballë Stacionit të Autobusëve. Prandaj nga nesër deri në përfundim të punimeve, rruga “Ilaz Kodra” nga kryqëzimi me rrugët “Salih Çeku”, “Idriz Gjilani” e deri te kryqëzimi me rrugën “Liburnia” do të kthehet në rrugë njëkahore për qarkullim.

Ju lusim që qarkullimin e juaj të e planifikoni bazuar në këtë informatë dhe duke përdorur rrugët alternative.

Ju falemnderit për mirekuptimin!