Rikthehet seriali i famshëm i viteve ’90

Rikthehet seriali i famshëm i viteve ’90

Seriali i famshëm i viteve 1990, “Saved by the bell” rikthehet këtë javë në SHBA, në një version të modernizuar. Adoleshentët e famshëm tashmë janë bërë prindër dhe fëmijët e tyre shkojnë të gjithë në të njëjtën shkollë, në “Bayside”, të frekuentuar 30 vite më parë nga prindërit e tyre.

Mario Lopez rikthehet me personazhin e Slater, por tashmë është mësues fizkulture në shkollë. Jessie, që luhet nga Elizabeth Berkeley Lauren, është këshilltare e nxënësve në të njëjtën shkollë. Kurse miku i tyre i dikurshëm, Zack Morris, i luajtur nga Mark-Paul Gosselaar, tani është Guvernatori i shtetit, i cili i ka pakësuar fondet e shkollës.

Historia zhvillohet rreth studentëve të privilegjuar dhe atyre me probleme financiare, që luftojnë për të drejtat e tyre./a2


MË SHUME NGA Kulturë